Një burrë që merret me rregullimin e kopshteve në Kent të Anglisë, ka publikuar tiketën fituese në lotarinë kombëtare nga e cila i fitoi hiq më pak se 3 milionë funte.
James Evans, 30-vjeç, ka deklaruar se ajo çfarë e kishte shtyrë që të blejë tiketën gërvishtëse, ishin rastet e njerëzve tjerë që kishin fituar çmimin kryesor, transmeton Telegrafi.

Ai tani ka tani plane të mëdha më këto para, planifikon që së bashku me të dashurën JoJo Smith të blejnë shtëpinë e ëndrrave në Cornwall dhe të fillojnë një biznes.
Evans ka treguar se si në momentin që e kishte kuptuar se ka fituar në lotari, i kishte telefonuar menjëherë të dashurës e cila nuk i besonte dhe ishte e bindur se po tallet me të.
Megjithatë, thotë se përpos shtëpisë dhe biznesit planifikon ta blejë edhe nga një veturë luksoze të tipit Mercedes për veten dhe partneren.



