Britaniku më i pasur do të blejë Çellsin ?!

Britaniku më i pasur, Sër Xhim Retklif, është i gatshëm që të blejë skuadrën e Çellsit, mirëpo oferta e tij është më e vogël, nga jo që e kërkon pronari aktual i skuadrës londineze, Roman Abramoviç.

Marketing

Vitin e kaluar, Retklif ofroi 2.1 miliard paund, të cilët Abramoviç menjëherë i refuzoi, pasi që konsideron vetëm ofertat që janë mbi 3 miliard paund. Përparësia e Rektkliit konsiderohet edhe me faktin që Abramoviç, në pjesën më të madhe të sezonit aktual ka munguar në “Stemford Brixh”, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë.

Vlera e pasurisë së Retklifit vlerësohet në 21 miliard paund, ndërsa kohëve të fundit ai është pronar edhe i skuadrës së çiklizmit “Skaj”, i cili në fund të vitit do të ndryshojë emrin në “Ineos”, gjigantit në industrinë kimike, e cila është në pronë të Retklifit.

Marketing