Britney Spears zbulon për herë të parë pse qethi flokët në 2007

Britney Spears ka folur për herë të parë për kohën kur ajo qethi flokët e saj para fotografëve pasi u largua nga një qendër rehabilitimi në vitin 2007. Ylli i popit, e cila po kalonte një divorc të dhimbshëm në atë kohë, ishte objektiv i vazhdueshëm i paparacëve. Për këtë arsye, fotot e saj bënë menjëherë xhiron e botës, duke shqetësuar shumë fansat për shëndetin mendor të këngëtares.

Marketing

Në muajt pas incidentit, Britney kishte vazhduar të bëhej tituj për disa sjellje në dukje të çrregullta; ndër të tjera sulmi me ombrellë në fuoristrade paparacësh dhe vrapimi për në farmaci në mesnatë.

Pikërisht kombinimi i këtyre ngjarjeve bëri që këngëtarja të vihej nën kujdestarinë ligjore të babait të saj, Jamie Spears, në vitin 2008.

Tani, më shumë se 16 vjet pas atij incidenti, Britney Spears më në fund ka zbuluar se çfarë e frymëzoi të rruante kokën.

Në librin e saj autobiografik, “The Woman in Me”, që doli në fund të këtij muaji, Britney Spears tha: “isha kaq shumë e vëzhguar teksa rritesha. Më kanë përbuzur, njerëzit më kanë thënë se çfarë mendonin për trupin tim, që kur isha adoleshente. Rruajtja e kokës sime ishte mënyra ime për të refuzuar këto gjykime”.

Në libër, 41-vjeçarja flet edhe për gjithçka ka kaluar gjatë kujdestarisë ligjore.

“Më bënë të kuptoja se ato ditë kishin mbaruar. Më duhej të rritja flokët dhe të kthehesha në formë. Më duhej të shkoja në shtrat herët dhe të merrja çfarëdo medikamenti që më thanë të merrja. Kur mendoj tani që babai dhe bashkëpunëtorët e tij patën kontroll mbi trupin tim dhe paratë e mia për kaq shumë kohë, ndihem keq”, tha këngëtarja.

Më tej ajo vazhdoi: “Mendoni se sa artistë meshkuj kanë hedhur të gjitha paratë e tyre në baste; sa prej tyre kanë abuzuar me substanca ose kanë pasur probleme të shëndetit mendor. Askush nuk u përpoq t’u hiqte kontrollin mbi trupat dhe paratë e tyre. Unë nuk e meritoja atë që më bëri familja ime”, deklaroi ajo.

Marketing