Broja: Renditet i 13’ti në listën e 100 të rinjve më të mirë

Observatori i futbollit CIES ka publikuar sot listën me 100 futbollistët më të mirë nën moshën 21-vjeçare, të cilët kanë regjistruar performancat më të mira në 32 ligat evropiane.

Marketing

Lista e publikuar nga CIES është për sezonin 2021/22, ku për bazën janë marrë ndeshjet që futbollistët kanë zhvilluar deri më 1 prill, shkruan.

Futbollistët e përfshirë në listë janë që kanë të paktën 1000 minuta të luajtura dhe që janë të lindur pas datës 24 mars 2001.

Për të gjithë lojtarët e listuar, studimi nga CIES nuk përmend vetëm pozicionin e tyre në fushë, por edhe rolin e luajtur brenda ekipit sipas pesëmbëdhjetë kategorive të profileve teknike.

Kjo listë kryesohet nga talenti i Arsenalit, Bukayo Saka, i cili ka kaluar Mason Greenwoodin e Manchester Unitedit, i cili tani renditet i dyti.

Për Sakan është shkruar se aftësia kryesore e tij është ajo e “krijuesit të infiltruar”, me anglezin që vlerësohet për krijimin e shanseve.

Në listë është edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili renditet në pozitën e 13.

Pofili i Brojës përshkruhet si një “shënjestrues i portës”, pasi ai vlerësohet për aftësinë për të goditur drejt portës dhe për të shënuar gola.