Bruce Willis heq dorë nga aktrimi pas diagnozës me sëmundjen e rëndë

Familja Bruce Willis njoftoi sot se aktori i njohur amerikan po tërhiqet nga aktrimi pas diagnostikimit me sëmundje serioze mendore.

Marketing

“Bruce ka pasur probleme me shëndetin mendor dhe është diagnostikuar me afazi, gjendje e cila ka ndikuar në aftësitë e tij konjitive”, thuhej në një koment të familjes.

Bruce Willis njihet si heroi i aksionit i filmave “Die Hard” serive të për të cilat familjarët thanë se i adhuronte. Ai eshte 67 vjec.

Afazia është një sëmundje që ndodh pas një goditjeje cerebrale ishemie në tru apo traume ne koke, dhe shuan aftësinë e njeriut për të komunikuar.

Specialistët thonë se afazia dëmton aftësitë e subjektit për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën, si atë verbale dhe të shkruar.

“Ne po e kalojmë këtë të bashkuar si familje dhe donim që edhe ta dinin edhe fansat, aq të rëndësishëm për të”, thuhej më tej.

Postimi ishte nënshkruar nga bashkëshortja aktuale e Willis, Emma Heming Willis, si dhe ish-bashkëshortja Demi Moore, dhe fëmijët që ka me të.