Bruksel, filloi skriningu për Kapitullin 12, Halili: Asgjë më e rëndësishme se ushqimi i sigurt

Në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 12, “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare”, pjesë e Klasterit 5 “Resurset, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Marketing

Ky kapitull përfshin rregullat dhe masat e detajuara në fushën e sigurisë ushqimore, vendosjen e rregullave për mbrojtjen e konsumatorit, higjienën dhe prezantimin e produkteve ushqimore, kontrollet dhe mekanizmat për garantimin e sigurisë ushqimore.

“Ky kapitull ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve. Në periudhën e kaluar, si shtet kemi punuar me intensitet në transpozimin e Acquis-it përkatës në legjislacionin tonë nacional, si dhe në forcimin e kapaciteteve tona administrative dhe operacionale.”, tha ndër të tjera zëvendëskryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu-Halili.

Me skrining takimet bilaterale për Kapitujt 30 dhe 31, të planifikuara të mbahen më 6 dhe 7 dhjetor, vendi kompleton plotësisht skriningun me Komisionin Evropian.