Në reagimin me shkrim për MIA, Komisioni Evropian (KE) e ka përshëndetur kompromisin midis të gjitha partive politike për ligjin e Prokurorisë publike.
“KE është e njoftuar me progresin e shënuar në negociatat për ligjin për Prokurori publike gjatë kësaj fundjave dhe e përshëndet atë qe politikanët, në frymën e kompromisit e vendosin interesin kombëtar mbi të gjitha”, qëndron në reagimin e KE-së.
KE rikujton se miratimi i këtij ligji është “sinjal i rëndësishëm” në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
Ligji për Prokurori publike, edhe pse nuk është kusht formal, sipas gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve të KE-së është faktor kyç për lehtësimin e vendimit për fillim të negociatave që duhet ta miratojnë shtetet anëtare deri në fund të marsit.
Nëse ligji nuk miratohet i madh është rreziku një apo më shumë vende anëtare ta shfrytëzojnë këtë si kundërshtim për bllokadë të re për fillim të negociatave.