Ka qenë shumë e madhe ndihma që artistët ua kanë bërë qytetarëve në këtë kohë të vështirë.
Artistë të ndryshëm në mbarë botën po tregojnë modesti e solidaritet në këtë kohë kur gjithë bota është duke luftuar me virusin vdekjeprurës e quajtur ‘Corona’, shkruan Eonline.
Ylli i pop-it Bruno Mars, ka dhuruar 1 milion dollarë në një fond urgjente për punonjësit e ‘MGM Resorts International’ që kanë mbetur pa punë për shkak të përhapjes së virusit.
Kujtojmë se deri më tani në të gjithë botën janë shënuar mbi 20 mijë vdekje, dhe vendi që udhëheq sa i përket viktimave është Italia ku dje shënoi numrin më të madh të të vdekurve brenda ditës me mbi 900.