Buba Hasani debuton me ekipin e ri

Fantazisti tetovar Ferhan Buba Hasani ka debutuar në një ndeshje zyrtare me ekipin e tij të ri, HJK Helsinki. Skuadra me më shumë trofe në Finlandë sot fitoi 1:0 Inter Turkun në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Finlandës e njohur si Suomen Cup.

Marketing

Buba ndeshjen e nisi në pankinë, ndërsa në minutën e 71 trajneri Toni Koskela vendosi ta inkuadronte në lojë tetovarin, që hyri në vend të Enoch Banza. Në fund festa ishte për HJK Helsinkin që bashkë me Hasanin i’u gëzuan fitores ndaj Inter Turkut, duke festuar suksesin bashkë me tifozët e pranishëm në këtë përballje.