Prokurori i PSP-së, Gavril Bubevski pas përfundimit të seancës publike në Gjykatën e Apelit për ankesat sipas aktgjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin për rastin “Tank” shfaqi shpresë se Gjykata e Apelit vendimin do ta sjell shpejtë, për pesë deri në gjashtë ditë.
Bubevski në seancë i vlerësoi si të pabaza të gjitha gjetjet e ankesave të parashtruara nga avokatët e të akuzuarve në këtë rast.
Në kontest të kësaj shtoi se janë të pabaza ankesat e avokatëve për ekspertët e angazhuar për shpenzimet e larta të bëra për ekspertizën.
“Në momentin kur janë dhënë urdhra për ekspertizë së pari jemi konsultuar me ekspertët vendorë nga kjo sferë. Por në atë kohë nuk ka pasur ekspert që ka dashur të punojë për PSP-në. U angazhua një kompani e huaj e cila ka filial të vet këtu, ekspertë të vetë…. dhe çmimi i kësaj nuk është shumë i lartë”, tha Bubevski.
Sipas tij, aktvendimi nuk bazohet vetëm në bombat dhe vetë materialet e përgjuara me vendim të Gjykatës së Apelit janë pranuar që të jenë dëshmi në procedurë.
Gruevskit, siç tha Bubevski, nuk i vjetërsohet vepra, sepse për të zhvillohen katër procedura aktive gjyqësore në Gjykatën penale në Shkup.
I akuzuari Gjoko Popovski në seancë theksoi se nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit për tender dhe se asnjëri prej 15 operatorëve të cilët e kanë marrë dokumentacionin për tender nuk janë ankuar në vendimin e Komisionit për operatorin e përzgjedhur ekonomik.
Ai para këshillit gjyqësor tha se nuk është kriminel dhe nuk e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe nuk është në dijeni si keqpërdoret pozita zyrtare.
Si duket në këtë vendin tonë të çuditshëm, siç tha Popovski, nuk mund ta godasin kalin, e godasin shalën.
Pas aktvendimit të shkallës së parë për lëndën “Tank” janë parashtruar gjashtë ankesa, katër nga avokatët e Gruevskit, një personalisht nga Gruevski dhe një nga Gjoko Popovski.
Kryetarja e këshillit gjyqësor, Cvetanka Periq pas përfundimit të seancës tha se vendimi i Gjykatës së Apelit do të shpallet nga gjykata e shkallës së parë.