Zv/drejtori i Doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi lidhur me stafin e kësaj drejtorie, gjegjësisht sa doganier të punësuar shqiptar ka në të gjithë vendin, tregoi se nga gjithsej 1095, 885 janë maqedonas, 170 shqiptarë, 17 turq, 12 serb, 5 vllehë dhe 1 romë.
Përqindja e shqiptarëve është 15,53%, 80% janë maqedonas dhe përqindja tjetër të nacionaliteve të tjera.
Gjithashtu shtoi se me sjelljen e 40 administratorëve nga MO-ja do të përmirësohet vazhdimisht përfaqësimi adekuat në këtë institucion.