Buçkovski: ASH-AAA me rezultat katastrofal në zgjedhjet lokale

Ish kryeministri, Vllado Buçkovski vlerëson se se opozita shqiptare ka rezultat katastrofal në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan TV21. Buçkovski në ClickPlus theksoi se VMRO-DPMNE-ja ka përfituar nga bashkëpunimi me opozitën shqiptare, por jo edhe e kundërta.

Marketing

“Koalicioni edhe pse ishte joformal, por i zyrtar qysh në rrethin e parë me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, gjithashtu mendoj se i ka sjellë më tepër VMRO-DPMNE-së sesa Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Kjo shihet edhe pas zgjedhjeve. Është katastrofal rezultati i opozitës shqiptare. Nuk mund të sanohet kushtimisht thënë “gropa e madhe” që është bërë, diferenca në vota rreth 50 mijë mes BDI-së dhe ASH-AAA-së”, deklaroi mes tjerash Buçkovski.

Marketing