Buçkovski në Sofje: Historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë as unë e as Zaharieva

Përfaqësuesi special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, Vllado Buçkovski deklaroi se vendi mbetet i përkushtuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Ai madje tha se është i vetëdijshëm se është humbur besimi, por se ai do të angazhohet që të kthehet besimi i ndërsjellë dhe të mund procesi të shkojë para.

Marketing

“Shpreh kënaqësinë për bisedimet konstruktive. Kishim biseda të hapura miqësore. E bindëm dhe Zaharievën dhe ekipin e saj se jemi të përkushtuar që ta zbatojmë marrëveshjen për miqësi të mirë. Kjo do të jetë një vegël ku do të masim të arriturat në periudhën e ardhshme. Pranojmë se është humbur besimi, por premtojmë se me punë do ta kthejmë besimin e humbur dhe në të ardhmen të lavdërohemi ëpr të arriturat. Historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë as unë e as Zaharieva. Por mund të ndryshojmë bashkëpunimin në drejtim të afrimit të të dyja vendeve”, tha Buçkovski.

Marketing