Buçkovski: Zaev dhe Cipras iu kanë lënë një kapital të madhë gjeneratave të ardhshme

Ish kryeministri maqedonas, Vllado Buçkovski, vizitën e kryeministrit grek Aleksis Cipras e vlerson si hap historik përpara në ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve fqinje dhe dy popujve

Marketing

Buçkovski tha se me marrëveshjet e nënshkruara dje mes dy Qeverive, Zaev dhe Cipras iu kanë lënë një kapital shumë të madh gjeneratave të ardhshme.

“Cipras dhe Zaev po lënë një kapital të madh për gjeneratat e ardhshme të cilët më shumë do ti jetojnë frytet e nënshkrimit të dhjetra marrëveshjeve për bashkëpunim në më shumë lëmi të ndryshme. Për mua personalisht, bashkëpunimi në mbrojtje dhe marrëveshja që jep mundësi që avionët ushtarak grek të jenë rojtarë të qiellit tonë, është shembulli më i mirë për çudinë e madhe që e sjellë Marrëveshja e Prespës. Me këtë vizitë, Greqia i kthen pozitat e saja të një lideri rajonal dhe garancë për sigurinë në këtë pjesë të Evropës, ndërsa ne fitojmë një aleatë të madh ekonomik dhe partner në shumë lëmi, ndërsa për mua më me rëndësi janë ato nga sektori energjetik. Bravo për Cipras dhe Zaev, çdo respekt”, thotë Buçkovski për DW.

Marketing