Buffon: Kam dhënë gjithçka për Juven edhe si portier i dytë

19:44 | 21 Maj 2021

Marketing

Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventusit.

Buffon do të largohet me trofeun e Kupës së Italisë.

Legjenda italiane ka konfirmuar largimin e tij por nuk është bërë e ditur ende se ku do të shkojë, edhe pse ka oferta për të.

Duke folur për “SkySport”, Buffon tregoi emocionet dhe ndjenjat e tij.

“Jam i sigurt që kam dhënë maksimumin e profesionalizmit për Juventusin, seriozitetin dhe gatishmërinë”, tha ai.

“Kam demonstruar që kam qenë i saktë, një djalë, një profesionalist serioz që mund të llogarisni gjithmonë në të”, shtoi ai.

“Për dikë si unë, në këto dy vite, nuk ishte aq e lehtë siç dukej të adoptohem. Mendoj që e kam bërë me entuziazëm të madh dhe respekt për vetën time sepse jam 43 vjeçar”, tha Buffon.

“Një burrë duhet të sillet si i tillë dhe jo si djalosh. Pastaj për respektin dhe besimin që kishin në mua, me bashkëlojtarët kam një raport tejet miqësor”, shtoi italiani.

“Duke qenë një personalitet me ndikim, mendoj që askush nuk e ka kuptuar këtë nga jashtë. Nuk është e lehtë të kuptosh se duhet të ndalesh, për mua ishte një provë si person. Jam i lumtur që e kam tejkaluar”, përfundoi Gianluigi Buffon./Lajmi.net/

Marketing