Buffon s’e ka ndërmend të pensionohet edhe nëse PSG-ja s’ia vazhdon kontratën

Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë edhe nëse Paris Saint-Germainit nuk ia vazhdon kontratën, pasi ai synon të luajë akoma. Synimi i italianit është të luajë me një klub që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Portieri italian i mbushi 41 vjet në janar dhe ka mahnitur në sezonin e tij debutues në Ligë 1 me PSG-në, transmeton Gazeta Express.

Pasi trajneri Thomas Tuchel shprehu zemërimin me pasigurinë e shkaktuar nga dy portierë që janë zgjidhja e parë, Buffon dhe Alphonse Areola, nisen thashethemet se Buffon do të lihet të largohet në fund të këtij sezoni.

Sipas La Gazzetta dello Sport, përfaqësuesi italian nuk e ka ndërmend të heqë dorë akoma.

Raportohet se ai është duke i konsideruar disa oferta nga klubet që janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Marketing