Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 45-të shqyrtoi dhe miratoi Informatat për fillimin e dialogut strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është emëruar Koordinator i Procesit të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Dialogu strategjik po i ngrit marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në një nivel më të lartë dhe është veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e kërcënimeve aktuale të sigurisë.
Dialogu do të mbulojë tema të marrëdhënieve dypalëshe për bashkëpunim në ekonomi, tregti, arsim, transport, energji, ndryshime klimatike, zhvillim demokratik, luftë kundër korrupsionit, sundim të ligjit, si dhe segmente të tjera të sigurisë së bashkëpunimit.
Dialogu përfshin edhe situatën aktuale të sigurisë, bashkëpunimin e dy vendeve si partnerë në NATO, aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, kryesimin e ardhshëm të vendit me OSBE-në, përpjekjet tona në Samitin e Demokracisë së Bidenit dhe tema të tjera me interes.