Bujar Osmani në Çair paralajmëroi “epokën e tretë” të Ali Ahmetit

“Kam emocione kur flas para jush, bashkë kemi bë shumë beteja, shumë fitore. Këtë territor e kemi shndërruar në territor të pamposhtur dhe për këtë falënderoj aktivistët që janë struktura më e disiplinuar që nuk dinë të humbin asnjë proces zgjedhor”.
Kështu e ka nisur fjalimin e tij, i pari i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani në tubimin e sontëm të BDI-së në Çair.

Ai ka ndarë epokën e liderit Ali Ahmeti në dy epoka që kanë shënuar historinë dhe kthesën politike, si në çështjen shqiptare ashtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar epokën e tretë të liderit të BDI-së.

“Zakonisht ne themi, këto zgjedhje janë të rëndësishme, por pse mendoj se këto zgjedhje me të vërtetë janë të rëndësishme; ndodhin në 20 vjetorin e epokës së shqiptarëve, që unë e quaj epoka e dytë e Ali Ahmetit- pas veprimtarisë ilegale. Projekti që bëri shqiptarin Zot të shtëpisë së vet- u realizua nga Ali Ahmeti. Të ju tregojmë të gjithëve se kjo epokë e Ali Ahmetit nuk ka qenë sezonale, por ka rrënjë të thella që do të lulëzojnë në të ardhmen. Këto zgjedhje mbahen në epokën e tretë të Ali Ahmetit. Projekti i ri i Ali Ahmetit- Agjenda e Gjelbër, nuk është projekt i përkohshëm, është kryefjala e politikës në nivel botëror”, tha kryediplomati Osmani.

Osmani është decid se Ali Ahmeti diti ta kapë momentin për epokën e dytë, do të dijë të nisë edhe epokën e tretë.
“Epoka e tretë: shqiptari Zot në shtëpi të vet, por me standard evropian të jetës”, përfundoi Osmani.

Marketing