Bujar Osmani në dialog me qytetarët e Ohrit (VIDEO)

Fronti Europian ka zbarkuar në Ohër. Kandidati për president, Bujar Osmani, në tubim me qytetarët u zotuan për një të ardhme europiane dhe progresive.

Marketing

Osmani ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka vënë theksin mbi simbolikën historike që kanë këto zgjedhje. “Tash është momenti tu themi jo atyre që duan të prishin bashkëjetesën ndëretnike dhe të ndalojnë rrugën eurointegruese. Qëllimi i Frontit Europian është barazi dhe drejtësi për të gjithë. Prandaj, kemi bashkuar të gjithë komunitetet”, ka deklaruar Osmani duke shtuar se e vetmja oponencë e Frontit Europian është shovinizmi që kërkon 61 deputetë.