Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, nesër, 24.07.2018, do të mbajë takim me Ministrin Shtetëror për Evropë në Ministrinë për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Majkëll Roth.
Në takim do të diskutohet për procesin e skriningut, ngjarjet aktuale politike në kontekst të përgatitjes së referendumit të ardhshëm lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, si dhe për tema tjera lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë.