Bujar Osmani, njeriu që do të hyjë në historinë e Maqedonisë së Veriut

Gara për të parin e shtetit do të jetë e vështirë dhe sfiduese, e në këtë rrugëtim Bujar Osmani hyn në një sfide të re në karrierën e tij politike. Njeri i urtë, punëtor dhe i përpiktë në punën që bën, Bujar Osmani në garën për kryetar të Maqedonisë së Veriut hyn me një bagazh të madh politik. Me vetëdije të lartë dhe përvojë te lartë në arenën ndërkombëtare. Bujar Osmani është personi i duhur për president të Maqedonisë së Veriut sepse dinë ti çojë proceset para.
Kundër kandidatët e Bujar Osmanit do ta kenë të vështirë përballjen me te sepse puna e tij suksesshme e pranuar nga shumë faktorë ndërkombëtarë i jep një epërsi ndaj kundër kandidatëve të tij.
Takimet e shumta ndërkombëtare, kryesuesimi i OSBE-së e bëjnë Bujar Osmanin personin e duhur për kryetar të vendit i cili do ta ketë mbështetjen e plotë ndërkombëtare për ta bërë Maqedonisë e Veriut anëtare të Bashkimit Evropian. Si president i vendit dhe i gjithë qytetarëve, Bujar Osmani do të dëshmojë se mund të jetë president për të gjithë pa dallim përkatësisë etnike, fetare apo gjinore. Besimi i dhënë nga strategu i politkbërjes në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dëshmon se ka ardhur koha që Bujar Osmani të jetë shqiptari i parë i cili do të drejtojë Maqedoninë e Veriut drejt BE-së, duke siguruar kështu ardhmëri më të mirë për qytetarët e vendit.

Marketing