Bujar Osmani: Nuk shoh të keqe tre kryeministra shqiptarë në Ballkan

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe njëri ndër figurat kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani në një emision televiziv ka folur në detaje për cështjen e kryeministrit shqiptar të cilin ai si ide e ka vlerësuar si më e fuqishme se vet matematika.

Marketing

Për Osmanin I gjithë narativi kundër BDI-së në diskursin maqedon publik është BDI po shantazhon ,BDI po kërcënon.
“Kur ata thonë vetëm z. Zaev mund të jetë kryeministër ,nuk është shantazhë .

Kur VMRO thotë vetëm Hristijan Mickovski mund të jetë kryeministër , nuk është shantazhë dhe kur BDI thotë Naser Zyberi duhet të jetë kryeministër ,kjo qenka shantazhë” ka deklaruar osmani

Lidhur me atë se përse maqedonasit e thonë këtë Bujari ka një përgjigje që e shtjellon këtë cështje për shkak se maqedonët sipas tij nuk e bëjnë këtë me vetëdije por për shkak se ata janë mësuar dhe kjo është shprehi e krijuar që kryeministrin mund ta ketë ose VMRO ose LSDM.

“Ky është ai miti që ne duam ta rrënojmë.Kjo është ai stereotip që ne me konceptin e kryeministrit duam ta thejmë dhe ia kemi arritur qëllimit pavarësisht rezistencës” u shpreh Osmani.

Ai ka thënë se kemi tentuar të bëjmë një debat ndërmjet tre kandidatëve për kryeministër .As mediumet maqedone nuk pranonin , aq Organizatat civile ,por vetëm një debat të tillë mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit.

“Ata nuk mund ta thenin stereotipin në kohë se mundet një shqiptar të pretendon për pozitën e kryeministrit .Vetëm ideja e debatit ishte e dhimbshme.Unë mendoj që me idenë për kryeministër , me fushatën pozitive për kryeministër , jo nacionaliste sic pretentohej sepse do ishte e tillë nëse ne do thonim se duam kryeministër shqiptar por nuk do tregonim emër” ka deklaruar Osmani .

Osmani poashtu ka thënë se përderisa ju keni kandidat , ju procesin e bëni legjitim.Ju nuk mundoheni në mënyrë alternative ta caktoni atë kryeministër .Ju dilni në zgjedhje me emër ,kërkoni mbështetjen ,dalin numrat në një proces legjitim negociues,tentoni sikur ai që tenton të bëjë kryeministrin , edhe ju tentoni të bëni të njëjtën gjë pra kryeministrin. është shprehur ai.