Bujar Osmani përcolli Pompeon

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani pasdite përcolli Sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, i cili u nis për në Greqi.

Marketing

“Faleminderit për vizitën historike z. Sekretar Pompeo!
Çdo sukses i vendit tonë mban vulën e SHBA!”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.

Gjatë vizitës, Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë ndryshimet e fundit në Maqedoni dhe do të vazhdojnë të mbështesin përparimin e vendit.