Bujar Osmani: Zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se zgjedhjet lokale kanë përfunduar, dhe sipas informacioneve të tyre edhe në raundin e dytë ato kanë qenë të qeta dhe demokratike.

Marketing

“Rezultatet pritet të vijnë në çdo moment, por më lejoni të përcjell urimet për fitoren për të gjithë ne, për gjithë ata që morën pjesë në çfarëdo mënyre. Kemi pasur zgjedhjet të lira, secili kandidatë ka mundur të paraqet programin e tij”, tha Bujar Osmani.

Bujar Osmani tha se agjenda e tyre ka qenë më kreative dhe pret që rezultatet në raundin e dytë të konfirmojnë mbështetjen siç ishte në rrethinë e parë.

“Qeveria dhe shumica janë të qëndrueshme pavarësisht epilogut në këtë raund”, tha Bujar Osmani.