Mbyllen qendrat e votimit, kjo është pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:30

Ditmire Shehu nga KSHZ-ja tha se deri në orën 18:30 pjesëmarrja e votuesve në rang vendi ka qenë 48.88 për qind.

Marketing

Ndërsa në komunat me pjesëmarrjen më të madhe kanë qenë komuan e Vevçanit, Rosomanit etj, kurse komunat me daljen më të ulët janë ato të Sarajit, Shuto Orizarit, Bogovinës etj.

Ndërsa në pjesën më të madhe të vendeve të votimeve janë mbyllur, në komunën e Sarajit, Karposhit, Probishtpit dhe Dollnenit do të vazhdohet ende sepse ka pasur vonesa në hapjen e tyre.

Sipas Ditmire Shehut në ato venvotime ku ka pasur vonesa do të vijohet të vazhdohet për aq minuta sa kanë qenë edhe vonesat.