Bujare Abazi në krye të KLV-së

Ish-nënkryetarja e ASH-Taravari, Bujar Abazi është emrëuar sot kryetare e Komisionit për Letra me Vlerë (KLV), një nga institucionet e shtetit ku pagat mujore janë rreth 2500 euro.

Marketing

Në lajmin që vet Abazi e ka postuar, ajo ka falënderuar kryeministrin, Hristijan Mickovski, kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi, si dhe zavendëskryeministrin Arben Fetai dhe ish-ministrin Azir Aliu. Me këtë, Abazi ka lënë të kuptohet se ajo tashmë e ka braktisur kryetarin Arben Taravari, të cilit deri vonë i qëndroi besnike.

Ishte Taravari që e pati emëruar për drejtore të Postave të Maqedonisë, ndërsa e pati përmendur Abazin si kryetare të Komisionit për Letra me Vlerë. Megjithatë, për tu emëruar drejtuese e KLV-së, kandidati duhet të jetë jopolitik, dhe kjo është arsyeja që Bujare Abazi u dorëhoq bga detyra e nënkryetares së partisë.

Postimi i plotë i ish-nënkryetares së ASH-së, Bujare Abazi:

Të dashur miq e familjar,
Sot me 59 vota Për u votova nga deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të drejtuar Komisionin për letrat me vlerë.
I falemnderohem publikisht Kryeministrit z.Mickovski, Kryetarit të parlamentit z.Afrim Gashi, zavendës kryeministrit z.Arben Fetai, z.Azir Aliu dhe gjithë deputetëve për besimin e dhënë për angazhimin tim profesional.