Bujqit mund t’i shfrytëzojnë lejet e “përhershme” tashmë të lëshuara edhe gjatë kësaj fundjave treditore karantine

Bujqit që kanë detyrime pune në zonat e tyre bujqësore në ferma dhe që janë në zonën (vendin e vendbanimit) të fshatit ku ata jetojnë, mund të lëvizin gjatë ndalimit të lëvizjes, ekskluzivisht me qëllim të kryerjes së veprimtarive të punës, pa marrë parasysh lejet e lëvizjes. Bujqit, fushat e të cilëve janë të vendosura jashtë fshatit/qytetit ku ata jetojnë dhe kanë nevojë për të udhëtuar nga një fshat në tjetrin, të udhëtojnë në rrugë rajonale, dhe të kenë detyrime pune të lidhura me prodhimtarinë, duhet të kenë leje për të lëvizur dhe ta mbajnë me vete. Në këtë kontekst, Siç kumtoi Ministria të gjitha lejet e lëvizjes të lëshuara më parë gjatë ndalimit të lëvizjes, të cilat kanë vulën “e përhershme”, vazhdojnë të vlejnë këto ditë nga data 4 deri më datën 8 qershor.

Marketing

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) përkujton se ndalim i tërësishëm i lëvizjes për të gjithë qytetarët në të gjitha komunat e Shkupit, Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinc, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc, është vendosur nga mbrëmë në ora 21:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa në të gjitha qytetet e tjera të vendit, kufizimi është nga ora 16:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

“Bujqit që nuk janë të regjistruar në Regjistrin qendror të ndërmarrjeve bujqësore (RQNB), e të cilët duhet të kryejnë veprimtari bujqësore, duhet të njoftojnë Shtabin komunal të krizës në vendbanimin e tyre nëpërmjet telefonit, ku ata do të njoftojnë nevojën për aktivitet të përditshëm bujqësor”, theksojnë MBPEU.

Sipas Ministrisë, Shtabet komunale të krizës nuk do të lëshojë leje lëvizjeje, por vetëm do të regjistrojë bujqit që kanë bërë kërkesë për lëvizje të papenguar për aktivitete bujqësore, e më pas lista e personave do të dorëzohet në njësitë organizative kompetente të policisë (Departamenti, Stacioni, DPB, SPB).

“U bëjmë thirrje bujqve të respektojnë rekomandimet e reja të Qeverisë dhe të përdorin lëvizjen ekskluzivisht për detyrime pune, në mënyrë që të kontribuojnë bashkërisht në menaxhimin e koronavirusit në vendin tonë”, thuhet në kumtesë.

Marketing