Bukayo Saka kalon rekordin e Cristiano Ronaldos, krahasohet me Lionel Messin

Bukayo Saka i Arsenalit ka tejkaluar numrin e golave ​​dhe asistimeve të Cristiano Ronaldos në Ligën Premier para moshës 23-vjeçare, me 84 kontribute në emrin e tij.

Paraqitja e jashtëzakonshme e Sakës kundër Wolves, ku ai shënoi dhe asistoi, mori lëvdata nga trajneri Mikel Arteta, i cili e krahasoi atë me Lionel Messin.   

Marketing

Arteta theksoi aftësinë e Sakës me këmbën e majtë, janë të nivelit të Lionel Messi.

“Me lojtarë të mirë, është kështu. Si me (Lionel) Messin, e di që ai do të kalojë aty dhe do ta vendosë topin atje ku duhet. Ai e bën atë gjatë gjithë kohës”.

“Nuk mund ta ndalosh, Kjo është cilësia e lojtarëve”, deklaroi Arteta.

Statistikat e Saka i kalojnë 77 golat dhe asistimet e Ronaldos përpara se të mbushte 23 vjeç, një dëshmi e rritjes dhe potencialit të tij të madh.

Marketing