Bulizmi në shkolla, hartohet protokolli

Rekomandimet për shkollat që kanë për qëllim rritjen e sigurisë nëpër objekte dhe uljen e dhunës së bashkëmoshatarëve, janë akoma në fazë përgatitore dhe pas finalizimit do të dërgohen në seancën e ardhshme të Qeverisë për miratim. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se baza të procesit janë konkluzionet e dala nga takimet e deritanishme me profesorë universitarë dhe ekspertë të fushës, nga takimet me përfaqësues të institucioneve të tjera të përfshira si dhe nga vizitat në shkolla ku së bashku me kuadrin mësimor dhe shërbimet profesionale po analizohet gjendja e sigurisë.

Marketing
Marketing