Presidenti bullgar Rumen Radev ia dorzoi mandatin për formimin e qeverisë së re Asen Vasilevit i cili kryen funksionin e zv/kryeministri dhe ministri aktual i financave. Qeverinë e re e presin çështje të rëndësishme si ballafaqimi me një krizë politike, ekonomike dhe sociale, kurse prej mbrëmë përballet edhe me krizë të politikës së jashtme.
“Pres zgjidhje adekuate dhe mbrojtje të interesit kombëtar në ndërtimin e një Bullgarie të lirë, demokratike, të begatë dhe evropiane. Qytetarët bullgarë, shoqëria dhe institucionet tona kanë nevojë për siguri dhe parashikueshmëri. Nga mbrojtja e besueshme e interesit publik, e kjo para së gjithash nënkupton përgjegjësi dhe përpjekje për të formuar një qeveri stabile që do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve bullgarë”, u shpreh presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Marrjen e mandatarin për formimin e qeverisë së re bullgare Vasilev e konsideroi si përgjegjësi të madhe, por edhe si akti rëndësishëm drejt zgjidhjes së krizës në të cilën ndodhet Bullgaria.
“Për mua, kjo është një përgjegjësi e madhe. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se në krizat me të cilat duhet të përballet Bullgaria është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një kabinet. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky kabinet të punojë në interes të qytetarëve dhe jo të status quo-së dhe të mbrojë realisht interesin bullgar dhe pavarësinë e vendit tonë”, theksoi mandatari për formimin e qeverisë Asen Vasilev.
Vasilev ka tani shtatë ditë në dispozicion për të propozuar një kabinet të ri. Nëse kjo nuk ndodh, mandati i shkon GERB-it të Bojko Borisovit, nga ku tashmë kanë thënë se do ta kthejnë. Nga “Ka një popull të tillë” reagojnë se për të hyrë në qeveri nuk janë të pranueshëm si mandatarë as Petkovi dhe as Vasilev.