Bullgaria dhe RMV-ja nuk do të shënojnë bashkërisht 4 Majin

120 vjetori i vdekjes së Goce Dellçevit më 4 maj nuk do të shënohet së bashku me Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar ministri bullgar i punëve të jashtme, Nikollaj Milkov. Ai gjithashtu i ka paralajmëruar të gjithë qytetarët bullgar, të cilët do të vendosin ta vizitojnë Maqedoninë mund të përballen me të njëjtat probleme si më 4 shkurt, kur u penguan që të mos marrin pjesë në përkujtimin e lindjes së Goce Dellçevit në Shkup.

“Do të kemi organizime në Bullgari, në qytetin e Goce Delçevit me pjesëmarrje të personaliteteve të nivelit më të lartë. Në këto organizime të mirëseardhur janë edhe të gjithë përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut. I paralajmëroj ata qytetarë bullgar që dëshirojnë të vizitojnë varrin e Goce Delçevit në Shkup se mund të përballen të njëjtat probleme si në shkurt, kur u shënua 151-vjetori i lindjes së tij.”, – deklaroi ministri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Milkov.

Ai ka shtuar se për momentin nuk sheh ndonjë hap nga Shkupi në drejtim të zbatimit të “propozimit francez”. Ndërsa, e vlerëson si të rëndësishme mënyrën se si do të realizohen ndryshimet kushtutetuese për përfshirjen e bullgarëve.

“Tentimin tonë për të thënë se ajo duhet të bëhet në mënyrën ku do të merren parasysh të gjitha të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, ata e pritën si thikë dhe u akuzuam se po ndërhyjmë në punët e brendshme të shtetit.”, – theksoi ministri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Milkov.

Tani për tani nuk ka ndonjë përpjekje për të sjellë optimizëm në marrëdhëniet dypalëshe, thotë Millkov.

Marketing