Bullgaria dhe Rumania në Shengen në 1 Janar

Nisur nga muaji Janar Rumania dhe Bullgaria mund të bëhen anëtarë të plotë të zonës Shengen.

Marketing

Austria hoqi veton që pengonte dy vendet lindore të jenë plotësisht anëtare të hapësirës së përbashkët europiane për lëvizjen e lirë dhe pa kontrolle të qytetarëve.

Vjena fillimisht kundërshtoi anëtarësimin e tyre me arsyetimin se duhej të bënin më shumë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm.

Ministri i Brendshëm i Hungarisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologët nga Sofja dhe Bukureshti tha se palët kanë bërë përparime të rëndësishme.

“Kemi konstatuar se të dy vendet kanë bërë hapa të rëndësishëm për anëtarësimin e plotë. Bisedimet kanë qenë jashtëzakonisht të vështira sepse na është dashur të sqarojmë shumë çështje problematike dhe të marrim vendime të përbashkëta. Mund të them se jemi edhe një herë një hap më afër që Bullgaria dhe Rumania të bëhen anëtarë të plotë të Shengenit”.

Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare me të drejta jo të plota të hapësirës Shengen në Mars të këtij viti. Një vendim përfundimtar për anëtarsimin e plotë të tyre mund të merret në takimin e muajit të ardhshëm të ministrave të Brendshëm të BE-së.

Marketing