Bullgaria edhe sot e bllokoi nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Bullgaria nuk e tërhoq veton e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Lajmin para takimin e bëri të ditur ministri gjerman për Evropë, Michael Roth i cili vendimin e Bullgarisë e vlerësoi si ‘gabim i rëndë politik’ dhe se ky vendim nuk mbështetet nga vendet tjera anëtare.

Shpresat mbeten të vogla nëse diçka do të ndryshohet në mbledhjen e kryeministrave dhe shefave të shteteve të enjten. Dimitrov dhe Osmani thotë se bllokimi i bullgarisë është goditje e fortë për politikën evropiane.

Në ndërkohë 20 eurodeputetë nga të gjitha partitë politike në PE kërkuan që Bullgaria të heq veton të RMV të fillojë bisedimet.

Ndryshe, nga dita e nesërme fillojnë edhe takimet në Sofje të dërguarit të veçantë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski i cili do të takohet me krerët e shtetit bullgar./

Marketing