Vazhdojnë marrëdhëniet e brishta diplomatike mes Shkupit dhe Sofjes. Ministri i jashtëm bullgar, Nikollaj Millkov përmes një bisede telefonike të paralajmëruar me kryeministrin Kovaçevski, si dhe me notë diplomatike, do të kërkojë që qytetarët bullgar të kalojnë të sigurt më 4 shkurt në ditën e shënimit të ditëlindjes së Goce Dellçevit.
Shefi i diplomacisë bullgare e quan precedencë nëse Shkupi nuk do t’ju lejojë bullgarëve qasje të lirë në këtë përkujtim historik. Potencon se ambasadori bullgar në Shkup, nuk do të kthehet pa u sqaruar disa punë që Sofja u quan serioze.
“Një nga elementet kryesore do të jetë garantimi i sigurisë të qytetarëve bullgar në përgjithësi, si dhe ajo çka do të ndodh më 4 shkurt. Nëse Maqedonia e Veriut pengon qasjen e e qytetarëve bullgar, kjo do të ishte e paprecedentë dhe do të kërkojë përgjigje të paprecedentë. Qytetarët bullgar dhe ata që ndjehen bullgarë nuk kanë besim në institucionet e RMV-së. Vërejtjet e tyre nuk shqyrtohen dhe po që se shqyrtohen marrin rezultate negative.”, – deklaroi ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov.