Të mbledhur në Lukxemburg, të 27 ministrat e çështjeve europiane të Bashkimit Europian nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje as për kuadrin negociues dhe as për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë dhe midis Bashkimit Europian dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo për shkak të vetos që vazhdon të vendosë Bullgaria lidhur me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Maqedoninê e Veriut dhe pretendimet lidhur me gjuhën dhe historinë e Maqedonisë së Veriut.
Për herë të parë pas 7 vjetësh ( pas akordimit të statusit kandidat Shqipërisë në qershor 2014) asnjë shtet anëtar i Bashkimit Europian nuk ka asnjë rezervë lidhur me përmbushjen e mjaftueshme të kushteve për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit tê Shqipërisë në këtë organizatë. Kjo do të thotë që është arritur unanimiteti i nevojshëm lidhur me hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në gjirin e shteteve anëtare për Shqipërinë. Burime zyrtare të Bashkimit Europian bëjnë të ditur, se presidenca portugeze e ka konfirmuar këtë, duke u shprehur se Shqipëria tashmë ka ecur më afër objektivave të caktuara dhe shpresohet që konferenca e parë ndërqeveritare me vendin të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.
Por shumica dërrmuese e shteteve anëtare të Bashkimit Europian nuk dëshiron të bëjë ndarje midis dy vendeve dhe të ecë përpara me Shqipërinë, ashtu si nuk u bë ndarje midis dy vendeve në 2019. Kjo pasi 26 shtetet anëtare kosniderojnë, se hapja zyrtare enegociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut mbahet padrejtësisht peng nga Bullgaria që mund ta kishte zgjidhur ngërçin si në mënyrê bilaterale dhe jo në kuandër të negociatave të anëtarêsimit. Burime zyrtare të Bashkimit Europian bëjnë të ditur, se ka një numër në rritje të shteteve anëtare që kërkojnë të ecin përpara me të dy vendet. Ndërkohë, pa aprovimin e kuadrit negociues nuk është e mundur fiksimi i një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Sipas shumë gjasave, konferencat e para ndërqeveritare me të dyjave vendet priten të mbahen gjatë presidencês sllovene, që do ketë kryesinê e Bashkimit Europian nga 1 korriku deri në 31 dhjetor 2021.