Parlamenti i Bullgarisë të mërkurën në seancë plenare duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Pritet në ratifikimin e protokollit të marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes më 15 shkurt e miratoi protokollin dhe u rekomandoi deputetëve ta miratojnë, transmeton BGNES.
Kryetari i Komisionit, gjenerali Konstantin Popov deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e Bullgarisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO.
Protokollin për anëtarësim në NATO e para e ratifikoi Greqia, ndërsa deri më tani atë e bënë edhe Sllovenia dhe Shqipëria.