Bun: Viti 2030 ambicioz, por joreal për antarësimin e vendit në BE

Sekretarja shtetërore franceze për Evropë, Lorans Bun, porositi sot nga Shkupi se, viti 2030 është ambicioz për anëtarësim në BE, por nuk është joreal, duke marrë parasysh përparimin e Maqedonisë së Veriut në aspektin e harmonizimit të legjislacionit evropiane.

Marketing

”Mendoj se është e drejtë të thuhet se, ju keni bërë shumë për transferimin e legjislacionit evropian në atë të brendshëm dhe marrëveshja që u arrit në kuadër të presidencës franceze e hapi rrugën e anëtarësimit në BE. Ajo që ne duam të themi sot është se duhet të shkoni deri në fund në atë rrugë. Ajo që dua të them është se, do të vazhdojmë në atë drejtim, do të thellojmë dialogun në të gjitha temat e interesit të përbashkët, posaçërisht në kuadër të bashkësisë politike evropiane” – tha Larons Bun, sekretarja shtetërore franceze për Evropë.

Marketing