Bundesliga porositë 22 mijë teste, sezoni do të rifillojë për të shpëtuar falimentimin e 13 klubeve

Gjermania ka parë rezultate më të mira në luftën kundër COVID-19, duke pasur një menaxhim më të mirë sesa shumica e vendeve tjera të Evropës.
Në këtë vend, pritet shumë shpejtë të lehtësohen masat e vendosura nga qeveria, gjë që do të nënkuptonte rikthimin e shpejt të futbollit.

Marketing

Bundesliga është e gatshme të rifillojë qysh më 9 maj, shumë më herët se secila nga katër ligat tjera të forta të Evropës. Qeveria gjermane mund të bëjë veto kundër këtij vendimi, por janë të vetëdijshëm për humbjet financiare të klubeve dhe pritet të aprovojë vendimin e ligës.

Deri në 13 nga 36 klubet e Bundesligës dhe Bundesliga 1 mund të falimentojnë nëse sezoni nuk fillon së shpejti.

Në vazhdimin e sezonit, tifozët nuk do të lejohen në stadiume, dhe brenda tij gjatë një ndeshje do të jenë një maksimum 322 persona, përfshirë stafin e nevojshëm.

Bundesliga thuhet se ka porositur 22 mijë teste për COVID-19, me lojtarët që do të testohen vazhdimisht në stërvitje dhe para ndeshjeve.