Bundesliga vazhdon sot me disa përballje interesante

Bundesliga gjermane vazhdon sot me ndeshjet tjera në kuadër të xhiros së tretë të sezonit të ri 2021/22.

Marketing

Mbrëmë u zhvillua ndeshja e parë e kësaj xhiro ku Borussia Dortmund mposhti Hoffenheimin 3-2.

Sot në program janë duelet tjera të xhiros së tretë, ku ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Bayern Munich dhe Hertha Berlin.

Me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Allianz Arena”, gjiganti gjerman Bayern Munich do të zhvillojë ndeshjen e tretë të këtij sezoni, ku e pret në shtëpi skuadrën e Hertha Berlin.

Pas dy xhirove të zhvilluara, Bayerni ka regjistruar një fitore dhe një barazim, duke arkëtuar katër pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Në anën tjetër, Hertha Berlini nuk e ka nisur këtë edicion në mënyrën më të mirë, pasi që është skuadra e vetme në Bundesligan gjermane që nuk ka arritur të arkëtoj asnjë pikë. Hertha Berlin deri tani ka regjistruar dy humbje, një kundër Wolfsburg dhe tjetrën kundër Koln.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligan gjermane për ditën e sotme e gjeni më poshtë.

15:30 Arminia Bielefeld – Eintracht Frankfurt

15:30 Augsburg – Bayer Leverkusen

15:30 FC Koln – Bochum

15:30 Mainz – Greuther Furth

15:30 Stuttgart – Freiburg

18:30 Bayern Munich – Hertha Berlin