Bunjaku bën thirrje për ndeshjen kthyese: Të gjithë tifozët të vijnë në Shkup, sidomos kosovarët

Drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku, në një prononcim për Gazeta Metro ka thënë se për ndeshjen kthyese ndaj Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve të gjithë tifozët janë të mirëseardhur e sidomos kosovarët, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Shkupi si kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut nesër në stadiumin e famshëm ‘Maksimir’ do të përballet kundër Dinamo Zagreb me fillim nga ora 21:00.

Mirëpo, pas këtij dueli të martën e ardhshme në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut ata do të jenë nikoqir të klubit kroat. Lidhur me këtë ndeshje Omer Bunjaku ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të shkojnë në Shkup dhe t’i përkrahin bardhë e kaltrit.

”Të gjithë tifozët janë të mirëseardhur, sidomos tifozët kosovarë janë më afër dhe ju bëj thirrje të vini në Shkup, ne kemi nevojë për të gjithë,” tha ai për Gazeta Metro.

Shkupi në fazën e parë mposhti ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me rezultat të përgjithshëm 2-3. Ndërkaq, nëse eventualisht e eliminon Dinamo Zagrebin atëherë do të luajë me fituesin e ndeshjes Ludogorets-Shamrock Rovers.