Mjeku popullor, Hysri Peçani i njohur si ” Burdushi ”, gjendet nën masën e paraburgimit qe 30 ditë, nën dyshmin për 4 vepra penale, ushtrim i kundërligjshëmi veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shamngie nga tatimi, dhe mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Ditën e premte të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit për periudhën 2 muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe avokati i Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”.
Ai gjithashtu ka thënë për lajmi.net se do të bëjnë ankesë në lidhje me vendimin e gjykatës, ankesë që do të dorëzohet të hënën.
Burdushi është në paraburgim për 4 vepra penale derisa ditë më parë policia kishte konfiskuar një pjesë të konsideruar të pasurisë së tij.