Burgoset shqiptari, zbulohet rafineria e kokainës në Itali

Policia italiane arrestoi një shqiptar pasi u kap me kokainë. 46 vjeçari shqiptar, rezident në Montegiorgio, u arrestua pas një operacioni masiv të policisë në Fermano. Në këtë operacion u përfshinë karabinierë dhe një heliokopter nga Pescara.

Marketing

Shqiptari shmangu një pikë kontrolli të karabinierëve duke bërë manovra të rrezikshme me makinën e tij Toyota e për pasojë, një karabinier pësoi një plagë në dorë dhe në këmbë.
Ai u arrestua më pas prej forcave të policisë.

Pasi u zhvillua një kontroll në një vilë jashtë Montegiorgio-s, u gjet një rafineri artizanale për përpunimin e kokainës, ku ndodheshim 400 gram kokainë dhe një gramë drogë e përpunuar, e ndarë në doza. Aty u gjetën dhe 500 euro, mjete prerëse të kokainës, mjete për paketim dhe një peshore, shkruan Top Channel.