Burgu i Idrizovës në kohë pandemie, Jonuzi: Shtohet numri i rasteve të dyshimta

Virusi korona nuk i la të paprekur as institucionet ndëshkuese korektuese në vend. Sipas informacioneve zyrtare nga  Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 17 raste pozitive në mesin e të punësuarve dhe katër në mesin e të burgosurve.

Marketing

Të gjithë kaluan virusin me simptoma të lehta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Zëvendesdrejtori i Burgut të Idrizovës Femi Jonuzi në “Intervistën e Javës”  në TVM2 thotë se përveç katër të burgosur dhe 8 të punësuar të prekur me kovid 19 paraprakisht  ditëve të fundit është shtuar numri i rasteve të dyshimta.  Nga gjithsej 9  të dyshimtë, 8 janë të punësuar dhe një i burgosur,  tani të gjihë ndodhen në vetë-izolim.

“Ashtu siç rriten numrat jashtë burgut, si duket edhe këtu rriten, por tek pjesa e të burgosurve mund ta them me mburrje se jemi mbrojtur ashtu siç duhet, duke pas parasysh se në burgun e Idrizovës për momentin ndodhen 1050 burgosur, dhe Idrizova është burgu më i madh në vend, ose 60 % të burgosurve në nivel të shtetit janë vendosur në  këto hapësira” – tha Zv.DrejtorI i burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi.

Jonuzi: Kontroll i rreptë gjatë hyrje-daljeve

Tashmë disa muaj të gjitha burgjet kanë ngritur një sistem të veçantë sigurie për kontrollim të reptë në hyrje dhe dalje, dezinfektim, si dhe për karantinim dhe vetë-izolim të detyrar për të penguar përhapjen e virusit korona nëpër qelitë e tjerë. Masës së vetë-izolimit të detyruar u nënshtrohen të gjithë pesonave që shkojnë në burg si të dënuar apo të parabuurgosur, ndërsa poashtu të kufizuara janë edhe vizitat.

“Kur filluan të kthehen prej vikendeve ne filluam të bëjmë matjen e temperaturës për çdo të burgosur kur kthehet në burg, ndërsa vizitat në këtë burg janë të reduktuar. Hapsirat ku bëhen vizitat ka distancë të majftueshme, kemi gjithsej 15 banka në largësi mes njëra-tjetrës ku edhe numri i vizitorëve është kufizuar ku për shembull një të burgosur mund të vijnë vetëm tre anëtarë të rrethit të parë familjar ku me gjithë të burgosurin bëhen katër dhe mund tua sigurojmë distancën e majftueshme. Ndërsa para vizitave, vizitori vjen me maskë, i dezinfektojnë duart dhe hynë në vizit, të njëjtën gjë e bëjnë edhe burgosuri që vjenë prej krahu ku është i mbyllur bënë dezinfektimin, vendos maskën dhe hynë bënë vizitën.” – u shpreh Jonuzi.

Jonuzi poashtu i vlerësoi si të mira kushtet në të cilën vendosen të burgosurit në vetë-izolim. Tha se trajtim të veçantë kanë të burgosurit me sëmundje të ndryshme kronike. Tha se dy vitet e fundit është investuar shumë në përmirësimin e kushteve në burgun e Idrizovës, ndërsa synim i tyre i ardhshëm është që vitin e ardhshëm të realizohen edhe punësimet të cilët janë më së të nevojshme.(Tvm2)