Burim Latifi: BDI e bëri Shkupin me universitet në gjuhën shqipe

Qeverisja e Bashkimit Demokratik për Integrim ka kontribuar që tërësisht të ndryshojë pasqyra përfshirjes së shqiptarëve në procesin arsimorë ka theksuar Burim Latifi nga BDI.
Ai duke i replikuar përfaqësues së Aleancës për Shqiptarët në programin 200 në TV Alsat se në Çair ka vështirësi për regjistrimin e fëmijëve në kopshte tha se dyert institucioneve arsimore janë të hapura kudo.

Marketing

Burim Latifi: BDI e bëri Shkupin me universitet në gjuhën shqipe

Burim Latifi: BDI e bëri Shkupin me universitet në gjuhën shqipe

Publiée par Bashke.tv sur Mercredi 13 novembre 2019

“Jo shumë larg vetëm para një dekade ose 2 në Shkup ku jetojmë edhe unë edhe ju ka pas vetëm tre paralele në gjuhën shqipe në kuadër të gjimnazit Zef Lush Marku .

Ne sot më nuk bisedojmë për çerdhe për fëmijët, nuk bisedojmë për shkolla fillore, nuk bisedojmë për shkolla të mesme me mësim në gjuhën shqipe, por flasim për Universitet në Gjuhën Shqipe në zemër të Shkupit dhe ju këtë e dini shumë mirë, është universiteti Nëna Tereza” ka theksuar Burim Latifi nga Bashkimi Demokratik për Integrim duke theksuar se kuadrot që dalin nga këto institucione arsimore janë të përfshirë në të gjitha institucionet e vendit.