Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pranuar sot letrat akreditive të amsadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Meri Burns. Në fjalimin e tij gjatë kësaj ceremonie, Pendarovski theksoi se, raportet diplomatike mes dy vendeve zhvillohen me sukses më shumë se dy dekada. Ai ka falënderuar shtetin amerikan për mbështetjen e parezervë që ka shprehur në realizimin e qëllimeve strategjikem dhe integrimin e plotë në strukturat dhe organizatat euro-atlantike.
Stevo Pendarovski, president
“Besoj thellësisht se në periudhën vijuese, do të vazhdoj mbështetja e parezervë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për realizimin e aspiratave tona euroatlantike, si prioritet më i lartë i politikës së jashtme dhe përcaktim i përhershëm strategjik. Presim që së shpejti të përfundoj edhe procesi i ratifikimit të protokollit qasës, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut do të ecë një lëvizë një hap para drejt anëtarësimin të plotë në aleancën e NATO-s. Ajo do të paraqet edhe konfirmin plotësues për synimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Maqedoni të Veriut stabile, të sigurtë dhe prosperuese”.
Burns nga ana tjetër, ka deklaruar se paraqet kënaqësi për të që e fillon mandatin e saj në një peruiudhë kyçe për dy shtetet. Ajo tha se presin me padurim që deri në fund të vitit, t’i urojnë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s.
Kejt Burns, ambasadore e ShBA-së
“Gëzohem që do të punoj me ju, edhe me autoritet edhe me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke zhvilluar raporte më të thella si aleat. Do të angazhohem në promovimin e stabilitetit përmes përmes institucioneve të forta dhe do të mbështesë përpjekjet e autoriteteve tuaja në luftën kundër korrupcionit dhe përforcimit të sundimit të së drejtës, do të avancoj prosperitetin përme ndihmës dhe partneritetit me sektorin privat dhe do të punoj në përforcimin e sigurisë përmes partneritetit tanë në mbrojtje”.
Ndërkohë, ambasadorja amerikane sot është takuar edhe me ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, të cilit ia dorëzoi kopjet e letrave akreditive për emërimin e saj ambasadore e ShBA-së. Dimitrov tha se pret që trendi pozitiv i raporteve mes dy shteteve miqësore të zhvillohet edhe gjatë mandatit të saj, si dhe shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për realizimin e aspiratave euroatlantike të shtetit.