Burrat e vërtetë i respektojnë gratë, thotë shkolla për burrat

Një shkollë speciale po u mëson burrave që të jenë burra të mirë. Shkolla ndodhet në Mamboué, një fshat në Burkina Faso.
Shkolla u tregon burrave rolin që duhet të kenë për t’i dhënë fund dhunës.

Marketing

Martine, gruaja e Waimbabie Gnoumou, thotë se që kur ai filloi të shkonte në shkollën e burrave, marrëdhëniet tona janë përmirësuar ndjeshëm.

Shkollat e burrave nuk janë të reja. UNFPA ka mbështetur shkolla të tilla që nga viti 2008.

Mësimet janë të gjera- ato përfshijnë rëndësinë e edukimit të vajzave, kujdesin ndaj grave gjatë shtatëzanisë, të drejtën e grave dhe vajzave për të jetuar pa dhunë.

“Ndryshimet e sjelljes në nivelin mashkullor kanë patur ndikime pozitive në nivelin e komunitetit”, tha Issa Sadou, një oficer i programit gjinor që punon për UNFPA në Niger.

Marketing