Një djalë 19 vjeçar në Indi është dënuar me vdekje për arsye se ka përdhunuar një bebe shtatë muajshe, pasi e kidnapoi atë nga shtëpia e saj.
Dhunuesi, i cili është identifikuar si Pintu, e ka rrëmbyer vajzën derisa po flinte dhe për të po kujdesej gjyshja e saj e cila është e verbër, raportojn mediat indiane.
Më pas ai e ka dhunuar vajzën në një ndërtesë të shkollës.
Sipas the Times of India, vajza është gjetur duke qarë dhe pas raporteve mjeksore është konfirmuar se ajo është dhunuar.
Pintu është i pandehuri i parë që do të përballet me dënimin me vdekje pas ligjit të ri që është formuar në shtetin e Rajasthan’it.
Pas këtij vendimi, shefja e komisionit të grave në Indi, Suman Sharma ka thënë se ky ligj do t’i lehtësojë më shumë nënat që shqetësohen për sigurinë e vajzave të tyre.
Sipas këtij ligji, njerëzit që dhunojnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, duhet të marrin dënimin më të rëndë.
India njihet si shteti më i rrezikshëm në botë për të qenë grua pasi që ka me mijëra raste të dhunimit në vit.
Jyoti Singh Pandey 23 vjeç, ishte dhunuar në një autobus dhe më pas kishte vdekur. Ky rast kishte bërë që atje të organizoheshin protesta dhe kampanja të shumëta kundër dhunimit, transmeton gazetametro.
Kujtojmë se në javët e fundit në Indi janë shpeshtuar këto raste ku 18 burra janë akuzuar për dhunimin e një 12 vjeçareje, një adoleshente tjetër i ka thënë policisë se është dhunuar dy herë brenda 24 orëve dhe një tjetër u sulmua nga 10 djem, derisa ndrroi jetë.