Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.
Viktima nga sulmi ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i është ofruar tretman mjekësor, shkruan Indeksonline.
Për rastin në fjalë, nuk raportohet për të arrestuar.
Për këtë është njoftuar prokurori, QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.