Ymeri: Pse më ke sjellë këtu?
Zvetlana: Për të sistemuar gjërat tona sepse unë nuk jam me dokumente të rregullta këtu në Shqipëri. Jam bashkëshortja jote dhe njihemi që prej 2002, kemi 20 vite. Jemi të martuar prej vitit 2015 dhe kam 7 vite që dëgjoj veç: Po, po, po.
Ymeri: Mos ma ngre zërin.
Zvetlana: Ti po tallesh me mua?
Ardit Gjebrea: Edhe në Rusi burrat komandojnë dhe gratë binden?
Zvetlana: Jo është ndryshe sepse dhe tek ne ka burra të këqij dhe burra të mirë. Por kjo varet nga mendja e një burri dhe ai mendon që duke qenë mysliman, i lejohet t’i ngrejë zërin grave dhe të tallet me gruan e vetë.
Ymeri: Unë kam të drejtë të ndërroj 7 gra. Ty po të pëlqeu zonjë mirë, po s’të pëlqeu…
Zvetlana: Po nëse i mban të shtatë gratë si princesha.