Një burrë që vuan nga kanceri i zorrës së trashë fitoi 200,000 dollarë në lotari në ditën e tij të fundit të kimioterapisë.
Ronnie Foster nga Karolina e Veriut e bleu lotarinë për 1 dollarë në një pikë karburanti në Beulaville javën e kaluar.
Ai fitoi 5 dollarë dhe vendosi që këto para ti shpenzonte për blerjen e një tjetër bileta.
Me lotarinë e dytë fitoi plot 200,000 dollarë.
“Nuk mund ta besoja. Fillova të dridhem,”-tha Foster. “Jam i lumtur sepse ishte raundi i fundit i kimioterapisë. Fitimi i lotarisë e bëri ditën time me fat.”
Foster po planifikon që të ardhurat ti përdorë për të paguar faturat mjekësore.